“Më vjen keq për BE kur i shikoj, shkoj në Bruksel u jap kurajo”, Rama i prerë me RMV: Bullgaria nuk do t’ju marrë, ka mbaruar ajo punë..

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e “Ballkanit të Hapur” është ndalur edhe tek integrimi i i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Rama përmendi metaforën me “nusen” dhe “dhëndrin”, ku u shpreh se Ballkani është i hapur për dasëm dhe se kur të vijë momenti do të shkojnë me rrobat e rastit dhe nuk do të bëjnë më përgatitje të cilat i kanë bërë më herët. Kryeministri theksoi se Europën do ta ndërtojnë në Ballkan, teksa shtoi se nuk ndihet njësoj ashtu si ndihej më herët kur vizitonte Brukselin.

Gjithashtu kreu i qeverisë i’u drejtua RMV duke i thënë se Bullgaria nuk do t’i marrë.

“Një gjë dua t’ju them në mbyllje e kam thënë aty dua ta them edhe këtu. Dikur kur shkoja në Bruksel , shkoja që të merrja kurajo nga ata tani kur shkoj më duket sikur do tu jap kurajo atyre. Dikur më dukeshin ata në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq kur i shikoj atje, që kështu shkojmë atj i japim energji edhe atyre sepse Ballkani nuk vdes. Por ky i hapuri aq më pak vdes”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Dhe dy fjalë për Bashkimin Europian dhe për këtë dasmën e rradhës. Them dasmë sepse sa herë afrohet KE është njësoj sikur përgatitemi për dasmën. Unë e kam thënë edhe më parë Shqipëria nuk përgatitet më për këtë dasmë, nëse ndodh dasma do të shkojmë me rrobat e rastit. Nuk do të vishemi dhe zbukurohemi, të porosisim orkestrën më të mirë nuk do shpenzojmë për të bërë banketin më të madh në pritje që të vijnë krushqit dhe në fund të ngelemi me nusen në derë se nuk vjen dhëndri që ta marrë. Ose më keq na ngelet dhëndri në derë se të ngelet nusja ku ma gjen, por të të ngelet dhëndri si një zdap në derë se nusja thotë jo nuk dua të flas me këtë sepse kam disa punë të tjera, kjo është më keq.

Në këtë rast le ta themi Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do të ishte më mirë të ishim nusja se do të na merrnin më shpejt. Duke qenë burri edhe burrë me të gjitha këto probleme, historira, ke qenë atje, ke vrarë këtë ke therrur këtë këtu, ke hedhur në erë këtë, është problem i madh. Por, ne e kemi shumë të qartë do të ndërtojmë Europën tonë këtu. Ç’ka do të thotë? Do të ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit të shtetit, ekonomisë të gjithcckaje tjetër dhe pastaj kur ata të duan ta bëjnë dasmën ne do të jemi gati. Prandaj u them edhe miqve të Maqedonisë së Veriut, mos e merrni me kaq shumë stres këtë punë e dasmës se na futët edhe ne stresin kur ju shikojmë edhe juve të mërzitur se nuk do t’ju marrë njeri. Nuk do t’ju marrin ka marrë fund kjo punë. Ka dalë Bullgaria. Bullgaria është burrë për vete se të ishte ndonjë femër e buur si shumë në Europë hajde de, por Bullgaria është për vete një burrë me probleme.

Na ka dalë Bullgaria përpara, ne shqiptarët jemi në rregull nëse do të duan ta bëjnë dasmën këtu jemi, nëse nuk do duan prap këtu do jemi.Prandaj i dashur Dhimitër, të dashur miq të Maqedonisë së Veriut, tani është koah ti jepni fund këtij stresi, na u hapën s’na u hapën, na erdhën s’na erdhën. Rëndësi ka që të bëjmë këtu gjërat dhe pastaj edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që ka gjetur tani, do hedhë këtë kukull do gjejë një kukull tjetër dhe do të hapë negociatat. Se këtu kulmi është të hapë bisedën, jo të mbyllë bisedën, biseda do mbyllet kur kryeministri aktual i Bullgarisë të jetë gjysh duke shkruar kujtime.

Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij kontineti.Një gjë dua t’ju them në mbyllje e kam thënë aty dua ta them edhe këtu. Dikur kur shkoja në Bruksel , shkoja që të merrja kurajo nga ata tani kur shkoj më duket sikur do tu jap kurajo atyre. Dikur më dukeshin ata në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq kur i shikoj atje, që kështu shkojmë atj i japim energji edhe atyre sepse Ballkani nuk vdes. Por ky i hapuri aq më pak vdes. Kështu sido që të rretullohet bota Ballkani këtu do jetë. Kam edhe një lajm për ju Serbia nuk do ikë në ndonjë vend tjetër, Maqedonia jo edhe jo, as Bosnja nuk do ikë do rrijë këtu në Ballkan, do vazhdojë të ziejë nga brenda por këtu do jetë, ne shqiptarët skemi ku shkojmë se këtu  jemi. Që kështu BE me të parë me të bërë. Ne jemi këtu në mes të Europës, BE na bëjnë ata por E europiane e kemi vetë.

Zjarr Tv Ad