Media amerikane: Yuri Kim po zbaton axhendën e Soros, mbështet Bashën dhe Ramën, lufton Berishën

0
656
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Christine Dolan shkruan në një artikull të gjatë, duke analizuar aktualitetin politik në Shqipëri, se diplomatja amerikane në Shqipëri bën ndërhyrje joefektive në politikën e brendshme të vendit.

CD media ka kronizuar vazhdimisht korrupsionin e Departamentit të Shtetit të SHBA në të gjithë Europën Lindore. Shqipëria është një nga rastet më të këqija të ndërhyrjes në politikën lokale për të cilën ishte i famshëm ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu.

Ka qenë e qartë për disa kohë që George Soros dhe organizata e tij qëndronin pas pjesës më të madhe të korrupsionit në DASH nga Ukraina në Ballkan. Kryeministri shqiptar Edi Rama shkoi në dasmën e fundit të Soros. Alex Soros ka disa kohë që po zhvillon diplomaci për globalistët në Ballkan.

Yuri Kim po zbaton axhendën e Soros në Shqipëri.

Soros qëndron pas procesit të ‘Reformës në Drejtësi’ i cili iu shërbeu gjyqtarëve që i kishin shërbyer regjimit. Kim po kërcënon gjithashtu deputetët shqiptarë me mosnjohjen e firmave të Kuvendit, si një përpjekje korruptive për të ndaluar procesin.

Presidenti shqiptar Ilir Meta kritikoi së fundmi Kinën për ndëryrjen në politikën shqiptare dhe mbështetjen e qeverisë socialiste të Ramës.

“I them drejtpërdrejt ambasadorit amerikan të mos mbrojë Edi Ramën”, deklaroi Meta me forcë pas ‘shpërthimeve’ në Kim në media.

Ambasadorja Yuri Kim ftoi së fundmi tre kongresmenë amerikanë në Shqipëri për të kontrolluar risistemimin e refugjatëve afganë. Teksa ndodheshin aty, ata takuan kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Ishte e çuditshme që ata nuk takuan presidentin Meta, i cili po mbështet Berishën.

‘Creative Destrucion Media’, CD

Zjarr Tv Ad