“Media e re dhe transparente”, Veliaj i përgjigjet Metës: Ka lekët dhe historinë e 7 përqindëshit që ta mbajë gjallë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Meta për lirinë e medias, duke e ironizuar se ka jo vetëm lekët, por edhe historinë e 7 për qindëshit që ta mbajë gjallë. Teksa i uron suksese, Veliaj thotë se ka marrë iniciativë për ngritjen e një media kritike me pushtetin.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkroi Veliaj.

Pak më parë, Presidenti Ilir Meta reagoi me tone të ashpra në lidhje me lirinë e medias ndërsa shigjetoi mazhorancën si të tmerruar nga liria e medias duke shtuar se kërkon mbajtjen e saj të shtypur dhe të frikësuar.

Sipas Metës, asgjë nuk e ndalon ndryshimin, kohë që sipas tij ka kaluar prej 4 vitesh “Tani ka ardhur Kohë tjetër! Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti.”, shkroi ndër të tjera kreu i shtetit.

Reagimi i Metës: Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre.

Asgjë nuk e ndal Ndryshimin! Madje koha e Ndryshimit ka kaluar prej 4 vitesh. Tani ka ardhur Kohë tjetër! Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti.

Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve! Kujtoni poezinë e Havzi Nelës dhe do i qëndroni misionit tuaj fisnik në shërbim të të vërtetave dhe popullit shqiptar që meriton të rimarrë në dorë fatet e Tij.

Si President, por edhe si qytetar, jam sot me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal, por edhe me të gjithë kolegët e saj të cilët shantazhohen çdo moment. Çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner! Dhe Bordi Drejtues do jetë i përberë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.

Zjarr Tv Ad