Media greke zbardh takimin në Pragë: Mitstotakis i kërkoi Ramës pronat e minoritetit në Shqipëri dhe çështjen e detit

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është takuar dje me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, në vazhdën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë. Gjatë takimit, të dy liderët shkëmbyen mendime për të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit.

Kyriakos Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë për rrugën europiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian, raporton Protothema. U diskutuan edhe efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin e për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit.

Mediat greke thonë se kryeministri Mitsotakis nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tij pronësore.

Gjatë takimit Rama-Mitsotakis, raportohet se është folur dhe për demarkacionin e zonave detare të dy vendeve.

Kryeministri grek në fjalën e tij theksoi se dërgimi i çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.

Zjarr Tv Ad