Media izraelite: Amerika është duke u përgatitur për të bombarduar Iranin

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Administrata amerikane po konsideron idenë e bombardimeve të objekteve bërthamore të Iranit, raporton Jerusalem Post, duke iu referuar burimeve diplomatike në OKB, transmeton zeri.info

“Ka të bëjë me një bombardim të detyruar që do të ketë një qëllim të veçantë”, thekson gazeta izraelite.

JP shkruan se zyrtarët e lartë ushtarakë, zyrtarët e Pentagonit dhe këshilltarët e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të përfshirë në tërë këtë ngjarje.

Ky vendim ishte një temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë dhe para deklaratës së fundit të Iranit për rritjen e prodhimit të uraniumit, thuhet në deklaratë.

Sipas gazetës, vetë Presidenti Trump nuk tregon entuziazëm për një zgjidhje ushtarake ndaj problemit iranian, por ai ende mund të japë pëlqimin e tij ndaj këshillës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pomeo.

 

Zjarr Tv Ad