Media në zi/ Shuhet gazetari i njohur shqiptar

0
1298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari i njohur shqiptar, Milto Baka.
Lajmi është bërë i ditur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Bakës.

Baka ka një karrierë të gjatë në media, ndërsa për shumë vite ka qenë shef i Departamentit të Informacionit në RTSH.

“Ndahet nga jeta, në moshën 77 vjeçare gazetari i njohur Milto Baka. Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas,

për shumë kohë, në kompaninë mediatike ” Koha jonë”, Revistën Klan dhe redaksinë e TV Klan. Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë.

Në karrierën e gazetarit Baka përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Zjarr Tv Ad