Media pranë ish-kryeministrit: Basha shantazhoi Berishën: Jam nga Bashët e Hotët që shquhemi edhe për gjëra të tjera

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, ku doli me tre vendime të rëndësishme që tha se do t’i dorëzojë në Kuvend, tre amendamente për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vettingun e politikanëve.

Në mbledhje nuk mund të mos ishte në qendër të debateve edhe çështja e përjashtimit të ish-liderit demokrat Sali Berisha. Pjesë nga debati i Bashës me deputetë demokratë,dolën shpejt në media. Por ajo që bie në sy është se disa media të djathta pranë Berishës, si “Syri”, kanë zbardhur një pjesë “ekstra” të debatit.

Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera”, raportohet të ketë thënë Basha për Berishën.

Vërtetësia e deklaratës së Bashës nuk dihet, por “Syri” pretendon se është një shantazh i hapur ndaj Sali Berishës.

Sipas këtyre mediave, Basha ka bërë edhe këtë deklaratë në mbledhjen e PD.

Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve. Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera. Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë”.

Zjarr Tv Ad