Mediat angleze e bëjnë zyrtare, finalja e Champions League do luhet në “Wembley”

0
5

Pritja po shkon drejt fundit. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League do të rikthehet në vendlindjen e futbollit, Angli.

Finalja e vitit 2023 pritet të zhvillohet në mitikun “Wembley”. Konfirmimi ka ardhur nga “Sky Sport News”, ku zbulon se stadiumi prej 90.000 vendesh do të pres finalen Champions League.

Vendimi do të merret javën e ardhshme, por burimet e gjigantit mediatik pohojnë se “Wembley” do të jetë zgjedhja e UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Cerefin gjithashtu do të konfirmojë që Shën Petersburg dhe Mynihu do të jenë vendet e finales në vitin 2021 dhe atë 2022 përkatësisht në takimin i UEFA-s në Ljubljana të martën e ardhshme.