Mediat britanike shpallin 2019 si vitin e Shqipërisë për turizmin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për të siguruar lexuesit që të jenë një hap përpara me destinacionet që zgjedhin, media britanike Harper Baazar ka sjellë mendimet e një grupi ekspertësh për udhëtimet.

Në 10 top destinacionet e listuara nga ekspertët, Shqipëria është renditur në të tetin.

Sipas ‘Harper Baazar’, Shqipëria  ka qenë prej kohësh në hijet e vendeve fqinje turistike për tërheqjen e turistëve si Greqia dhe Mali i Zi. Megjithatë disa ekspertë të udhëtimit parashikojnë që viti 2019 të jetë viti i vendit në turizëm.

Referuar Booking.com. Ksamili, fshat në jug të vendit, është një destinacion për të mos u humbur. Përdoruesit e kësaj platforme e kanë vlerësuar vendpushimin për prodhimet e detit dhe njerëzit miqësorë. Vendi gjithashtu u listua edhe në listën më të mirë të udhëtimit të Lonely Planet për vlerën e vitit 2019 ku përshkruhej: “Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndroni në fshatra të vegjël dhe të përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin e Tiranës për shumë më lirë se sa shumë në një vend tjetër në Europë “.

Pjesë e listës së medias britanike ishin edhe këto vende

1.Jordania

2.Sri Lanka

3.Kanadaja

4.Ishujt e  Paqësorit

5.Japonia

6.Rwanda

7.Arizona, SHBA

8.Shqipëria

9.Zelanda e Re

10.Bullgaria

 

Zjarr Tv Ad