Mediat e huaja injorojnë Kuvendin e Berishës, asnjë reagim as nga politikanët e vendeve partnere

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe i mbajtur në “Air Albania” nuk u pasqyrua në asnjë media të rajonit apo ndërkombëtare.

Edhe pse ky Kuvend ishte i pari në historinë e PD-së që thirrej nga delegatët, asnjë media e huaj nuk i kushtoi rëndësi, pavarësisht bujës së madhe që pati në vendin tonë.

Gjithashtu as politikanët e vendeve partnere nuk bënë ndonjë përshëndetjë për Berishën apo mbajtjen e këtij Kuvendi, i cili mori vendime shumë të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha, ndryshimet në statut, vulë dhe logo.

Pritej që miqtë e Berishës të kishin një reagim për këtë nismë të tij, por të gjithë e kaluan në heshtje. Nuk dihet nëse ditët në vijim do të ketë ndonjë reagim, por kjo heshtje e tyre do të thotë shumë për mbështetjen që ka Berisha nga partnerët ndërkombëtarë.

Zjarr Tv Ad