Mediat e huaja: Shqipëria përballet me plagë të korrupsionit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media e njohur botërore AFP ka shkruar një artikull kushjtuar vendin tonë me titullin “Gjykatat, kanabisi, korrupsioni, Shqipëria lufton kundër demonëve të vjetër”.

Në shkrim thuhet se një ish-ministër është në gjykim për trafik droge, udhëheqësi i opozitës akuzohet zyrtarisht për pastrim parash, ndërsa janë qindra gjyqtar që pasi u hetuan janë nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë. Qeveria këmbëngul se korrupsionit dhe krimit në vend i është dhënë goditje e fuqishme dhe se vendi ka hedhur hapa përpara për anëtarësim në BE.

Mirëpo vendimi iu takon anëtarëve të BE dhe ka shumë skepticizëm për Shqipërinë, sidomos kur është fjala për luftën ndaj korrupsionit. Kombi anëtar i NATO-s në skajet e Evropës ka qenë nën presion të fortë nga Brukseli, veçanërisht mbi krimin e organizuar. Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini përshëndeti rezultatet “mbresëlënëse” të Shqipërisë në luftën kundër krimit të drogës, kur ajo rekomandoi hapjen e bisedimeve të pranimit për shtetin ballkanik në maj.

Por, Komisioni Evropian gjithashtu ka vënë në dukje se në vend ka shumë ferma kanabisi dhe korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, “Përpjekjet duhet të vazhdojnë, në veçanti duke trajtuar pastrimin e parave dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga krimet dhe pasuritë e tjera të pajustifikuara”, shtoi Mogherini. Përpjekjet e shtetit të Ballkanit do të jenë sërish në qendër të vëmendjes të mërkurën, kur do të hapet një gjyq i profilit të lartë për Saimir Tahirin, ish ministër i brendshëm dhe aleat politik i kryeministrit Edi Rama.

Në fund të vitit 2017, ai u bë i dyshuar në rastin e kontrabandës së kanabisit pasi emri i tij u shfaq në përgjime të një trafikanti droge, kushëri i tij në Itali. Rama e ka mbrojtur Tahirin. Ai tha se mbi Tahirin është hedhur baltë dhe ka sulme politike. Avokati i Tahirit ka akuzuar gjithashtu prokurorët për mungesë të provave dhe tha se procesi është kryekëput politik.  Por opozita ka thënë se Tahiri tregon më së miri kriminalizimin e shtetit të drejtuar nga Edi Rama.

Edi Rama, që ka qenë në pushtet që në vitin 2013 ka mohuar vazhdimisht akuzat për shit-blerje votash. Për muaj të tërë, mbështetës të opozitës kanë protestuar kundër keqqeverisjes së Ramës. Protestuesit opozitarë kanë protestuar fuqishëm në Tiranë, duke hedhur fishekzjarrë e duke u përplasur me policinë.

Por të hënën, kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte ftuar vetë nga gjykatat për dyshimin për pastrim parash dhe shpenzime të paligjshme gjatë një fushate politike të vitit 2017. Basha u shpreh se e gjitha është për arsye politike.

Cikël vicioz

Analisti politik Afrim Krasniqi, i cili drejton Institutin e Studimeve Politike në Tiranë thotë ase duket se në Shqipëri ka një cikël të mbyllur, ku secila parti ka kriminelët e vet. Megjithatë, disa reforma po prodhojnë rezultate reale, shtoi ai. Në 2015, Shqipëria miratoi një ligj me anë të së cilit çdo zyrtar qeveritar duhet të deklarojë krimet që ka bërë në jetën e tij.

Në tre vitet e ardhshme, një kryetar bashkie dhe gjashtë deputetë u detyruan të jepnin dorëheqjen për fshehjen e të kaluarës kriminale. Njëzetë deputetë të tjerë janë gjithashtu nën hetim, ndërsa rreth 30 zyrtarë të zgjedhur lokalë dhe rreth 265 shërbyes civil janë detyruar të heqin dorë për shkak të dyshimeve për korrupsion ose arsye të tjera. Krasniqi tha se Shqipëria duhet të shkojë më tej, duke kërkuar që legjislacioni të nxisë transparencën financiare nga partitë politike, për të siguruar që ata nuk marrin “fonde të fshehura ose penale

Vettingu i gjyqtarëve

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri i është nënshtruar një “shartimi” të mëtejshëm, duke larguar gjyqtarët q ka dyshime se janë të korruptuar. Një proces i reformës gjyqësore i mbështetur nga BE dhe SHBA ka shqyrtuar pasurinë e gjyqtarëve, të ardhurat që kanë, korrupsioni i mundshëm, dhe përfshirja në krim të organizuar i tyre gjatë kohës që kanë shërbyer në detyrë.  Nga 800 gjyqtarë, më shumë se 140 kanë hyrë në vetting, dhe rreth 90 janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur hetimin. Gjykata Kushtetuese është shkrirë tërësisht. Ndërkohë kryeprokurori i Shqipërisë, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla është nën hetim për pastrimin e parave. Por, shtetet anëtare evropiane do të kenë fjalën e fundit.

Zjarr Tv Ad