Mediat e “masakruan” pas rezultatit në Eurovision, Ronela Hajati në gjendje të rënduar psikologjike

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ronela Hajati është shndërruar në kryefjalën e mediave, jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare.

Duket së performanca e saj ne “Eurosong” nuk është pëlqyer nga mediat ndërkombëtare, që jo vetëm e kanë renditur në 3 këngët më të këqija, por nuk i kanë shmangur edhe ironitë me performancën si dhe këngën e këngëtares sonë.

Por teksa mediat italiane, por edhe ato angleze ,vijojnë të shkruajnë për artisten tonë, duket se ky fakt e ka mërzitur jo pak artisten tonë. Veç reagimeve sporadike në rrjetet sociale, bëhet me dije se Ronela po përballet me një moment të vështirë të karrierës së saj. Artisja ka vendosur që të heshtë në lidhje me të gjitha deklaratat, artikujt, komentet e bëra.

“Panorama” shkruan se këngëtarja po përjeton një moment te vështirë, që ia ka vështirësuar jo pak ditët, që duhet të ishin ditë gëzimi për të. Dhe në fakt, gjendja e vështirë e saj duket edhe nga statusi i saj në “Instagram”.

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pasi kënga e saj “Sekret” nuk u kualifikua për natën finale të festivalit më të madh europian, “Eurovision”. Me anë të një postimi në “Instagram”, Hajati thotë se e priste këtë rezultat ndërsa është e bindur se ka fituar dashurinë e njerëzve.

“Edhe nëse do të isha në finale, do të renditesha e fundit! E dija! Por dashuria që kam marrë Eshte pamasë! Unë e fitova Eurovision’, sepse fitova publikun” shkrunte Hajati në postimin e saj, tre ditë më parë.

Zjarr Tv Ad