Teksa Shqipëria vijon zgjedhjet moniste, të cilat deri tani kanë rezultuar një dështim për Rilindjen e Edi Ramës, mediat në Maqedoninë e Veriut i bëjnë jehonë postimit të fundit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Sipas mediave të vendit fqinj, më i rëndësishëm është postimi i kreut të shtetit se sa votimet e Ramës.
Mbi 20 portale publikojnë selfien e presidentit Meta me zëdhënësin e tij Tedi Blushi, por shumë pak lajme për votimet monopartiake.
“Presidenti shqiptar Ilir Meta postoi një fotografi në plazh duke u relaksuar nën diell ndërsa vendi voton për zgjedhjet lokale”, shkruajnë portalet e vendit fqinj.
“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, do të shkruante presidenti Ilir Meta në postimin e tij.