Mediat greke: Edi Rama do Shqipërinë e Madhe

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke vazhdojnë të insistojnë në idenë se Tirana zyrtare ka një projekt për të krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe”. Kështu, media helene “Tribune” nënvizon se Rama ka kohë që po përgatit projektin për një Shqipëri të madhe.

Kjo media thotë se Rama, në një intervistë të dhënë për televizioni “Pink” të Serbisë tha ndër të tjera: “Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”. Më tej, shkruhet se “Rama nuk shpjegoi se përse këta vëllezër flasin dialekte të ndryshme dhe përse nuk mund të bashkohen”.

Në artikull më tej thuhet: “Pra, si mund të bashkohen me njëri-tjetrin nga njëra anë shqiptarët dhe nga ana tjetër kosovarët? Dikush po iu thotë kosovarëve se ata janë shqiptarë’. Nëse e kujtojmë mirë, dardanët kanë tjetër histori nga shqiptarët”, thuhet në artikullin e medias greke.

“Edi Rama është një vllah, familja e tij është ortodokse, kurse më vonë tha se është kthyer në një katolik romak. Pra një vllah që flet për Shqipërinë e madhe. Ai tha se dëshiron një Ballkan pa kufi, që do të hapte rrugën për krijimin e Shqipërisë së madhe”, saktësohet në artikull.

 

Zjarr Tv Ad