Mediat greke: Historia e shqiptarit që do kalojë Pashkët në burg

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media greke “Papasitikos News” shkruan për një shqiptar 40 vjeç, i cili ndodhet në paraburgim dhe mund të kalojë Pashkët në qeli.

Kjo media shkruan se shqiptari mund të jetë burgosur padrejtësisht. Në artikull thuhet se shqiptari po akuzohet për mbajtje të lëndëve narkotike. Ai u kap më datë 28 mars 2019 dhe menjëherë një trup gjykuese vendosi për të që të mbahet në paraburgim.

Mirëpo, shqiptari mund të jetë edhe i pafajshëm, për shkak se drogën mund t’ia ketë dhënë një palë e tretë. Ai është i pafat, nënvizohet më tutje në shkrim, për shkak se shqiptari nuk mund ta apelojë çështjen këtë periudhë në Gjykatën e Selanikut, sepse është periudhë feste.

Media në fjalë në gjuhën greke kujton raste të tjera të shqiptarëve të arrestuar fillimisht nga policia nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike, e që më vonë janë liruar. Kjo sepse ka rezultuar se ata e kanë marrë atë nga një person i tretë dhe nuk janë shpërndarës. Sipas artikullit, edhe ky shqiptar mund të jetë rast i ngjashëm.

 

Zjarr Tv Ad