Mediat ndërkombëtare jehonë vendimit të DASH: Ish-kryeministri Sali Berisha në listën e zezë të SHBA

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmi i përfshirjes së Sali Berishës dhe familjes së tij në listën e zezë të DASH, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Media të shumta në rajon, deri te ato spanjolle, franceze dhe amerikane kanë pasqyruar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për ta shpallur Berishën “non-grata”.

“SHBA sanksionon ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha për korrupsion”, është titulli i “Europena Ëestern Balkans”. “Ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha i ndalohet hyrja në SHBA”, shkruan gazeta e njohur amerikane “Newsweek”.

DASH i ndaloi hyrjen Berishës, bashkëshortes së tij Lirisë dhe dy fëmijëve Argita dhe Shkëlzenit, pas fakteve për përfshirje në korrupsion domethënës.

Zjarr Tv Ad