Mediat pranë qeverisë: ‘Venecia’ shmang PD-LSI/ Reagon selia blu: E pavërtetë, ja kur dhe ku bëhet takimi

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të hënën, më 9 shtator, mbërrin në Tiranë Komisioni i Venecias për nismën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator.

Në disa media, është publikuar lajmi sipas të cilit, axhenda e takimeve të Komisionit të Venecias shmang PD dhe LSI-në, por lajmi është përgënjeshtruar menjëherë nga Partia Demokratike.

Në një njoftim për shtyp, selia blu bën me dije se, “në të vërtetë,  takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner.  Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”, thuhet në njoftimin e PD-së”.

“Lidhur me lajmin e mbërritjes së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Shqipëri,  disa media,  duke iu referuar një axhende të paperditësuar, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do të takohet me opozitën.  Në të vërtetë,  takimi me PD dhe LSI është planifikuar të jetë në 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner.  Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Zjarr Tv Ad