Mediat prestigjoze pasqyrojnë protestën e opozitës: Molotov drejt Kryeministrisë

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat prestigjoze kanë pasqyruar protestën e opozitës.

Midis tyre BBC, Reuters, Deutsche Welle, Washington Post, Fox News raportuan mbi protestën e mbrëmjes së të shtunës.

“Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij,”-shkroi BBC News.

Ndërsa shtoi: “Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti.”

Ndërsa Reuters raportoi: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënnësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”

Edhe Deutsche Welle shkroi: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarre dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

Edhe Euronews nuk ka lënë jashtë vëmendjes protestën e katërt kombëtare të opozitës.

“Jemi këtu më një mision, të çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni dhe ta bëjmë vendin tonë si gjithë Europa”citon fjalën e Kryetarit të Partisë Demokratike Euronews.

Edhe më herët protestat e opozitës kanë ngjallur interes tek mediat e huaja të cilat kanë raportuar drejtpërdrejt nga Tirana.

 

Zjarr Tv Ad