‘Mediat s’e kërcënojnë sigurinë kombëtare’, Andi Bushati: Të dhënat i ka marrë Irani

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati deklaroi se mediat në Shqipëri nuk e kërcënojnë sigurinë kombëtare, nëse publikojnë të dhënat e nxjerrë nga hakerat iranianë.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se siguria kombëtare ka marrë fund, pasi të dhënat shtetërore i kanë hakerat nga Irani.

“Çfarë mund ta kërcënojë sigurinë kombëtare, një media online në Shkodër që i publikon, kur ty t’i ka marrë Irani që e quan fuqi armike. Këtu siguria ka marrë fund, këtu i ke te armiku. Këtu duan t’i ndalojnë qytetarët që t’i marrëin vesh, Irani le t’i marrë vesh se i ka vjedhur. Qytetarët nuk duhet ta dinë që i ka marrë Irani këto. Është thjesht masë propagandistike”, theksoi ai.

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.

Zjarr Tv Ad