Mediat serbe: Interpoli po fsheh rreth aplikimit të Kosovës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat serbe përsëri kanë shkruar rreth kërkesës së Kosovës për t’u pranuar në Interpol.

Së fundmi rreth kësaj çështjeje ka shkruar edhe “Veçernje Novosti” sipas raportimeve të së cilës organizata e policisë ndërkombëtare po e fsheh kush po e shtyn Kosovën për t’u pranuar në të, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina pretendon se pothuajse të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit ranë dakord që kërkesa për pranim të saj të shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të ardhshme në Kili, selia e Interpol thonë se agjenda për atë seancë do të vendoset vetëm në tetor”.

“Rendi i ditës së Asamblesë së 88-të të Interpolit u mor në konsideratë në qershor, por ende nuk dihet  nëse kishte shumicë votash për të përfshirë kërkesën e Prishtinës për pranim”.

“Komiteti Ekzekutiv do të aprovojë agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 88 në mbledhjen e ardhshme në tetor. Agjenda atëherë votohet në Kuvend, kështu që ne nuk mund të sigurojmë më shumë informacion në këtë fazë,” tha Interpol.

Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka 13 anëtarë – Algjeria, Rusia, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Brazili, Moldavia, Angola, Nigeria, Holanda dhe Presidenca e Koresë së Jugut – ndërsa vendet e Amerikës dhe Azisë janë boshe.

Nga këto vende, shtatë nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet nga 15 deri në 18 tetor në kryeqytetin e Kilit, Santiago

Zjarr Tv Ad