Mendojmë se Beogradi zyrtar nuk do të zbatojë kundërmasa nja Prishtinës, përkundër faktit se Qeveri e Kosovës tash e disa muaj refuzon të heq taksën ndaj mallrave të Serbisë, kanë thënë përfaqësues të qarqeve diplomatike nga Perëndimi për gazetën serbe.
Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, diplomatët theksojnë se hapi i autoriteteve serbe drejt kundërmasave “do të nxiste reagime të këqija të vendeve perëndimore dhe do ta përkeqësonte pozitën e serbëve në Kosovë”.
“Në këtë gjendje të tashme, Beogradi është në epërsi taktike e morale, sepse gjatë muajve të shkuar, qëkur Kosova e ka vënë taksën, me asgjë s’e ka ndihmuar gjetjen e zgjidhjes për problemin e kosovar”, kanë thënë diplomatë për këtë gazetë.
Tutje kjo gazetë shkruan edhe për iniciativen për rrëzimin e Qeverisë Haradianj.
“Diplomatët po ashtu mendojnë se nuk është e sigurt që deri te takimi për Ballkanin Perëndimor të caktuar më 1 korrik në Paris, “do të bjerë” Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj edhe pse Vetëvendosje e Lidhja Demokratike po përpiqen ta bëjnë shumicën në Parlament për ta rrëzuar pushtetin aktual. Ky hap do ta ngadalësonte edhe më shumë tempin e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, shkruan tutje ky medium.
Po ashtu, “Danas”, shkruan se negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë, ku edhe në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris.
“Negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë e në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris dhe në Poznanj. Kohë e gjatë tashmë është humbur dhe asnjëra palë nuk ka të drejtë të tërhiqet e të blejë kohë”, citohet të jetë thënë në qarqet diplomatike.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se shteti ka përgatitur masa “të kufizuara”, nga të cilat disa, “janë shumë të fuqishme dhe shumë të rrepta”, si përgjigje ndaj taksave që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë.
Mediat serbe: Kundërmasat ndaj Kosovës, të dëmshme për Serbinë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...