Mediat serbe: Rama ka vetëm një problem! Rivaliteti me Albin Kurtin për t’u bërë ‘lider’ i shqiptarëve!

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej mediave më të njohura serbe, e cila është portretizuar gjithmonë si mbështetëse e presidentit Aleksandër Vuçiç ka analizuar edhe çfarë fshihet pas reagimit të gjatë të kryeministrit shqiptar. Për ta ka vetëm një emër; Albin Kurti!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama sot për projektin e “Open Balkan” dhe përgjigjia ndaj kritikëve të tij lidhur me marrëdhëniet me Serbinë kanë bërë bujë jo vetëm në Shqipëri.

Një prej mediave më të njohura serbe, e cila është portretizuar gjithmonë si mbështetëse e presidentit Aleksandër Vuçiç ka analizuar edhe çfarë fshihet pas reagimit të gjatë të kryeministrit shqiptar. Për ta ka vetëm një emër; Albin Kurti!

Titulli i artikullit është “Deklarata e Edi Ramës tingëllon SHOKUESE, dhe çfarë fshihet pas saj”, ndërsa në brendësi sqarohet shkurt dhe saktë se qëllimi është goditja e Kurtit.

“Prapa fjalëve pajtuese të Ramës ndaj Beogradit, qëndron konflikti i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për projektin “Ballkani i Hapur”. Ata po zhvillojnë një rivalitet joformal në garën për t’u bërë “udhëheqës” të të gjithë shqiptarëve,”-shkruan media serbe.

Sot, Rama iu përgjigj kritikave dhe mosbashkimit të Kosovës për nismën “Ballkani i Hapur”. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, prej vitesh, liderët e Kosovës po acarojnë nervat e aleatëve strategjikë, të cilëve Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme, ndërsa Kosova gjithnjë e më pak e arsyeshme.

Zjarr Tv Ad