Mediat serbe “shpërthejnë” ndaj Ramës, mesazhet e tij nga Prishtina “krisin” marrëdhëniet: Na sulmoi, na tha ‘e keni humbur betejën’

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Prishtinë”, kështu e nis artikullin e saj media serbe “b92”.

Më tej në artikullin dedikuar takimit të sotëm të Ramës me Kurtin shkruhet se kryeministri shqiptar akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës”.

“Nuk ka dyshim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet të njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është vërtet për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret në sialog drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimit nga e kaluara, sot ne jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë”, tha Rama gjatë takimit me Kurtin.

Gjithashtu shkruhet se Rama i kujtoi edhe njëherë humbjen e luftës së Serbisë.

 

Zjarr Tv Ad