Burime diplomatike nga Brukseli thonës se Washingtoni kërkon “zgjidhje të qëndrueshme” për raportet e Serbisë dhe Kosovës përfshirë edhe “korrigjimin e kufijve” të pranueshëm nga të dyja palët.
Por, në qarqet e Bashkimit Evropian nuk ka shumë bindje nëse kjo mund të realizohet, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Pikërisht për këtë çështje pritet të bisedojnë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai rus, Vladimir Putin më 17 janar, në vizitën e këtij të fundit në Beograd.
Çështja e Kosovës pritet të jetë edhe temë e diskutimeve mes Washingtonit dhe Moskës në nivel të lartë. Për shkak të festave të vitit të ri, disa zyrtarë të diplomacisë ndërkombëtare në BE kanë paralajmëruar se vetëm në vikendet e ardhshme mund të pritet angazhim më i madh në këtë drejtim.
BE-ja nuk është tërhequr nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës kurse bisedat teknike me ekipin e ri negociator të Prishtinës në Bruksel të martën pritet të zgjidhen dy tema.
Së pari duhet të mësohet nëse ai ekip negociator do t’i ofrojë mbështetje kryenegociatorit Hashim Thaçi, si shenjë e bashkimit më të madh brenda fuqive politike të Kosovës dhe nëse përbërja e ekipit të ri negociator do të jetë frenues për veprimet e Thaçit.
Gjendja brenda BE-së nuk u shkon në favor përpjekjeve të mëdha për të arritur një zgjidhje, edhe më tepër pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnaj e Hercegovina.
Marrëveshja është e kërkuar nga të gjithë, SHBA, por edhe BE pritet të angazhohen maksimalisht për arritjen e saj, por pala serbe ka kërkuar edhe përfshirjen e Rusisë e Kinës.