Mediu bën deklaratën e fortë:”Zgjedhjet e 25 Prillit,si asnjëherë më parë”

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka mbledhur shtabin elektoral të Tiranës, në përgatitje për zgjedhjet e 25 prillit. Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sabotuar çdo mundësi për zgjedhje të lira.

“Si asnjëherë më parë, nga 2013 që qeveris ky regjim i korruptuar, nuk është bërë asnjë reformë zgjedhore sipas standarteve të ODHIR, por e kundërta është shkatërruar Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, për ti mohuar opozitës dhe shqiptarëve mundësinë për zgjedhje te lira dhe të mdershme.Rama për qëllimet e pushtetit të tij po përdor një Parlament të paligjshëm dhe qesharak, por as Rama dhe askush tjetër nuk mund ti ndalojnë shqiptarët për të rimarrë pushtetin në dorën e tyre, për tu rikthyer në rrugën Europiane”, tha Mediu.

Zjarr Tv Ad