Mediu: Mbyllja e portaleve, sjellje e regjimeve autoritariste

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me situatën e rendë të lirisë së fjalës dhe censurimit të medieve. Me nje të reagim të tij, Mediu thotë se, ‘mbyllja e portaleve të pavarura me vendim qeverie të Edi Ramës, sulmet e vazhdueshme të qëllimshme ndaj medias janë absurde’.

Sipas tij, këto janë prova qartësisht sjellje të regjimeve autoritariste.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Mbyllja e portaleve të pavarura me vendim qeverie të Edi Ramës, sulmet e vazhdueshme të qëllimshme ndaj medias janë absurde, të papërgjegjshme dhe të qëllimshme, të cilat cenojnë rëndë lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve.

Kjo situatë e rëndë kombëtare ka nevojë për përgjegjësi qeverisëse, politike, mediatike dhe personale, në interes të vendit dhe qytetarëve sidomos atyre që përjetuan fatkeqësinë me humbjen e njerëzve të dashur, apo janë sot në mes të katër rrugëve.

Çdo media ka të drejtën dhe lirinë të pasqyrojë faktet pa ngurruar se i pëlqejnë apo jo kryeministrit.

Mbyllja e portaleve është qartësisht sjellje e regjimeve autoritariste.

Zjarr Tv Ad