Mediu propozon Komitet Kombëtar për Integrimin: Të drejtohet nga Mustafaj dhe Dade

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

18 tetorin, ditën kur Shqipërisë iu refuzua hapaja e negociatave, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e cilësoi si ditë të zezë për shqiptarët, ndërsa tha se nga kriza dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Në Asamblenë Kombëtare të Republikanëve, Mediu,  propozoi ngritjen e nje komiteti kombëtar për integrimin, i cili tha ai duhet të drejtohet nga dy ish ministra të Jashtëm. Në këtë pikë propozimi i tij është për Besnik Mustafajn e Partisë Demokratike  dhe Arta Daden e socialistëve.

Fatmir Mediu: Ky komitet të bashkëkryesohet nga dy ish ministra të jashtëm, konkretisht Zoti Besnik Mustafaj dhe Zonja Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish Kryeministra, ish Ministra të Jashtëm, ish Ministër Integrimi, ish Kryetare e Komisioneve të Integrimit në Parlamentin shqiptar. Dy, mandatim me ligj të këtij komiteti për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e cdo institucioni në procesin europian. 

Kreu i Republikanëve kishte edhe një propozim të qartë sa i përket sistemit zgjedhor.

Fatmir Mediu: Në thelb të këtij propozimi qëndron sistemi proporconial kombëtar me lista të hapura, sipas së cilës votuesi përzgjedh partinë që dëshiron dhe brenda kësaj partie të ketë mundësinë që të zgjedhë 10% të kandidatit të listës së partisë përkatëse. Në fund, deputetë përzgjidhen ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota në rang kombëtar. Po ashtu, mbetjet e votave i shkojnë listës së partisë përkatëse, të cilat nuk plotësojnë numrin e nevojshëm për deputetë, i shkojnë partisë me presjen dhjetore më të madhe.         

Propozimet e Republikanëve për Kushtetutën  dhe Reformën Zgjedhore, shkojnë më tej duke kërkuar president nga populli, krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe Dhomë të Përfaqësuesve por dhe rishikim të Reformës Territoriale. Fatmir Mediu kërkoi unifikimin e  qëndrimit opozitar për këto çështje dhe çështje të tjera me rëndësi.

Sa i përket hapjes së opozitës,  Fatmir Mediu  kishte një këshillë edhe për Lulzim Bashën.

Fatmir Mediu: Mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetje ndërkombëtare, por edhe të qytetarëve shqiptarë është inicimi nga opozita e një dialogu opozitë-pozitë duke përfshirë kërkesat tona dhe sidomos kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

Zjarr Tv Ad