Mediu takohet me zyrtarë të lartë në SHBA për problemet e sigurisë në Ballkan

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Media ka diskutuar për çështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe të problemeve që mund të krijohen nga Rusia gjatë takimeve që ka pasur së fundmi në SHBA me zyrtarë të lartë.

Mediu tha se u takua së pari me një nga figurat më karizmatike republikane në SHBA, Governatoren e South Dakota, Kristi Noem.

Po ashtu, edhe me një nga autoritetet më të larta amerikane në administratën amerikane që na mundësoi çdo marrëdhënie të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, miku i shqiptarëve dhe imi personal, Zv/Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Gordon England. Si me Sekretarin Rumsfeld, edhe me Sekretarin e Mbrojtjes Gates ai u bë një avokat i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Ai e vizitoi Shqipërinë si gjatë edhe mbarimit të aktivitetit të tij në Departamentin e Mbrojtjes.

Edhe gjatë drekës interesi i tij për Shqipërinë dhe Ballkanin ishte shumë konkret si njohës i çështjeve të sigurisë dhe problemeve që mund të krijohen nga Rusia në Ballkan.

Gjithashtu ai theksoj me shqetësim se Kina ka penetruar në shumë sisteme dhe pajisje teknologjike duke i bërë ato të pasigurta, vërejti Mediu, duke nënvizuar se “vlerësimi dhe siguria kibernetike janë domosdoshmëri për çdo vend anëtar të NATO-s.”

Zjarr Tv Ad