Mediu: U votua të hapen dosjet e të persekutuarve, por jo të persekutorit

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar për votimin në parlament, ku grupi i Enkelejd Alibeajt bashkoi votat me maxhorancën për të hapur dosjet.

Mediu u shpreh në një intervistë në “Syri Tv” se ‘është e padrejtë, e pamoralshme, që të vendosin persekutorin dhe persekutuesin në të njëjtin nivel.

Kur flasim për të përndjekurit, duhet të përulemi përballë tyre, pasi ishin pjesa e vetme e shoqërisë shqiptare që i qëndruan përballë komunizmit. U vranë, u persekutuan për këtë gjë.

Politika shqiptar nuk ka moral që të kërkojë hapjen e dosjeve të tyre, sepse dosjet e tyre janë hapur prej vitesh. Ne u detyrohemi atyre, jo ti kontrollojmë, por ti bëjmë të mundur të përfshihen sa më shumë në shoqëri dhe deri në nivele te larta, kushtetuese që nuk e kemi bërë asnjëherë.

Nuk duket se ka ndonjë lloj ndjesie pozitive ndaj tyre, por përdoren për politikë, ashtu si mbrëmë.

Unë thashë dje që le të hapen dosjet për këdo, por jo për të përndjekurit politikë. Është e padrejtë, e pamoralshme, që ne të vendosim persekutorin dhe persekutuesin në të njëjtin nivel.

Kërkojmë ne të hapen dosjet për ata që kanë gjykuar në kohën e komunizmit, për ata që kanë persekutuar në kohën e komunizmit, për anëtarët e sigurimit të shtetit? Jo. Ti kërkon për bashkëpunëtorët dhe ata që kanë bërë krime, jo.

Në vitin 2006 në përputhje me rezolutën e Këshillit të Europës është votuar rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. A e dini se ç’ka ndodhur me PS? U larguan nga salla, nuk kanë pranuar të dënojnë krimet e komunizmit, Enver Hoxhën etj’, tha Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad