Policia financiare italiane ka ekzekutuar mega operacionin anti drogë i koduar “Buon vento genovese” i cili ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord kokaine plot 368 kg e rreth 1 milionë euro kesh.
Në pranga janë vënë dhe 3 shtetas italianë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike nga Amerika e Jugut në Itali si dhe për organizim mafioz.
Sipas autoriteteve italiane kokaina e sekuestruar kap një vlerë rreth 100 milionë euro.
Hetimet e operacionit kanë nisur në pranverë të vitit 2019 pas identifikimit në Kolumbi të një shtetasi italian 39 vjeç me inicialet A.A i cili kishte bërë afera me kartelat narkotrafikante kolumbiane për blerjen e një sasie kokaine.
Operacioni i koordinuar me autoritetet gjyqësore ndërkombëtare, me autoritetet spanjolle, franceze e kolumbiane si dhe me
Eurojust, me D.E.A. – Drug Enforcement Adminstration e me C.B.P. — Customer Border Protection, mundësoj monitorimin e transportit të kokainës në të gjitha fazat e tij nga Amerika e Jugut deri në mbërritjen në portin e Genovas e më pas marrjen në dorëzim nga 3 italianët e arrestuar.
Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 953.349,00 euro kesh, 3 autovetura luksoze, disa telefona celularë si dhe një instrument Jammer që përdoret për të ndaluar përgjimin e telefonave.
Italiani i arrestuar A.A është anëtar i klanit “Alvaro” i mafies kalabreze Ndranghetas , e akuzohet dhe për dokumente të falsifikuara , ndërsa dy italianët e tjerë të arrestuar janë M.R 29 vjeç pa precedent penal e I-F 50 vjeç.
Autoritetet italiane informojnë se kanë identifikuar dhe një bashkëpunëtor të katër me inicialet R.D 29 vjeç, i klanit mafioz Alvaro që është shpallur në kërkim ndërkombëtar.