Megaafera e Portit të Durrësit/ PD depoziton padi në Kushtetuese: Grabitje e pasurisë publike…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot para mediave se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Bylykbashi e cilësoi marrëveshjen për Portin e Durrësit si një megaaferës korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore.

Bylykbashi: Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

Zjarr Tv Ad