Megaoperacion, arrestohen 12 kapo të grupeve ultras të Juventusit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me urdhër të Prokurorisë së Torinos, forcat speciale të Policisë Italiane kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mega operacionin e koduar “Last Banner”, i cili ka shkatërruar një skemë kriminale në dëm të klubit sportiv të futbollit Juventus.

12 krerë të grupeve të tifozerisë bardhë e zi “Drughi”, “Tradizione-Antichi Valori”, “Viking”, “Nucleo 1985” dhe “Quelli di via Filadelfia” janë vënë nën pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në grupim kriminal, kërcënim me zhvatje, pastrim parash dhe dhunë.

Gjithashtu në territoret e provincave Alessandria, Asti, Como, Savona, Milano, Genova, Pescara, La Spezia, L’Aquila, Firenze, Mantova, Monza, Bergamo e Biella, janë kontrolluar banesat e 39 tifozëve, të cilët janë persona të vënë nën hetim.

Hetimet e operacionit Last Banner kanë nisur pas përfundimit të kampionatit 2017-2018, kur klubi sporti i Juventusit vendosi eliminimin e disa privilegjeve ndaj grupeve të tifozerisë bardhë e zi.

Kapo e grupeve të tifozerisë kishin organizuar një strategji kriminale shantazhuese të dhunshme e shumë degëshe, në dëm të klubit të Juventusit.

Hetimet zbardhën se liderët historikë të tifozerisë së Juventusit nuk pranonin masat e marra nga ky klub e reaguan duke përdorur çdo mjet për të rimarrë privilegjet e  mëparshme e për të afirmuar rolin e tyre të forcës ndaj klubit.

Gjithashtu në veçanti grupit të tifozëve “Drughi” arrinte të blinte në mënyrë të parregullt qindra bileta për ndeshjet e zhvilluar në Torino, falë bashkëpunimit me pronarët e pikave të shitjes në të gjithë Italinë.

Zjarr Tv Ad