Një operacion masiv ka ndodhur në Itali, ku janë ndaluar 31 persona.
Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, të cilat tregojnë se janë shkatërruar 4 rrjete kriminale të furnizimit me lendë narkotike të territorit të Rietit.
Sipas burimeve, gjithçka nisi pas arrestimit të një shqiptari, ndërkohë që grupet kriminale akuzohen për trafik të Kokainës, Heroinës dhe Mariuhanës.
Pas këtij arrestimi, në fakt, agjentët e Policisë së Shtetit identifikuan dhe prishën një kanal të parë furnizimi, duke sekuestruar një sasi të madhe kokaine nga Campania që do të futej në tregun e Rietit nga shqiptari i arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tij. Me atë rast janë arrestuar 8 persona të përfshirë në shitjen e mbi 200 gramë kokainë, të cilët prisnin ngarkesën në një apartament në lagjen Villa Rieti.
Hetimet e mëpasshme të kryera nga agjentët e Policisë italiane bënë të mundur identifikimin e kanaleve të tjera të furnizimit me drogë, ku i pari, që vinte nga Terni, ku u kap një tjetër shtetas shqiptar, me bashkëpunimin e një gruaje, po transportonte 15 gr kokainë. Ndërkohë rrjeti i dytë ishte ai i një burri me banim në Contigliano, i cili kishte furnizuar një shpërndarës lokal droge me mbi 250 gram hashash. Në banesën e furnitorit të drogës u gjetën dhe mbi 100 gram kokainë, 200 gram hashash dhe 60 gram marihuanë.
Pas arrestimit të një klienti të tyre, me banim në Antrodoco, të cilit iu gjetën 10 gramë kokainë, dy bashkëshortët u arrestuan në flagrancë me mbi 1 kilogram hashash. Në sajë të këtyre aksioneve, u arrestuan 17 persona dhe po hetohen në gjendje të lirë 14 persona.
Pas hetimeve u arrestuan në flagrancë 17 persona dhe filloi hetimi në në gjendje të lirë për 14 persona të tjerë, të cilët rezultojnë përgjegjës për posedim droge për qëllime trafiku.