Megaoperacion në Shqipëri e BE, sekuestrohen 3.8 mln substanca doping

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një megaoperacion kundër substancave ilegale me efekt dopingu dhe medikamenteve mjekësore të falsifikuara është zhvilluar nga Europol, në bashkëpunim me Policitë e Italisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Ukrainës, Moldavisë, Kolumbisë, Islandës, SHBA e Shqipërisë.
Nga megaoperacioni i koduar “Viribus” janë sekuestruar 3.8 milionë substanca doping, baraz me rreth 24 tonë medikamente, në arrestimin e 234 personave, vënien nën hetim të mbi 1000 personave të tjerë, si dhe në shkatërrimin e 17 grupeve kriminale e në zbulimin e 9 laboratorëve klandestinë, njëri prej të cilëve i ngritur në Itali.
Hetimet për këtë aksion të gjerë kanë nisur që prej tetorit të 2018 dhe janë mbyllur tani. Gjithçka ka nisur pas dyshimeve për përdorimin nga profesionistët e sportit të substancave doping në garat sportive, si dhe për një trafik ilegal të tyre në Evropë dhe Itali.

Zjarr Tv Ad