Megaskandali i pagave, gazetari: Ky është Çernobili shqiptar

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur nga Kosova, Enver Robelli, shkruan se skandali i të dhënave personale në Shqipëri mund të quhet Çernobili digjital shqiptar.

“Ky është Çernobili digjital shqiptar.

“Sa e ke rrogën dhe ku punon?” – “Prit ta shoh tabelën!” A është kjo e ardhmja e debateve digjitale në Shqipëri? Publikimi i të dhënave të banorëve të Shqipërisë është skandal i madh. Këtë skandal qeveria po përpiqet ta maskojë me propagandë që i ngjan asaj sovjetike nga viti 1986, kur shpërtheu centrali bërthamor në Çernobil. Qeveria shqiptare investon aq shumë në propagandë, saqë me sa duket ka harruar të qeverisë,” shkruan ai.

Ndërkohë analisti Dritan Shano thekson se ky është një dështim total i shtetit.

“Ne bëjmë shtet – një dështim total !!!

Duke mos harruar për asnjë moment borxhin monstruoz 700+ milion EUR që ka marrë qeveria shqiptare në 2021; 130 milionë EUR që shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre se Kryeministri bën çunin garip dhe mbyll një biznes privat; inceneratorët që duhet të fundosin më shumë se gjysmën e qeverisë; braktisjen e Kosovës në favor të Serbisë …. sot paradite tek ABC e përkufizova situatën me bërjen publike të pagave të 630.000 individëve si një “state failure” – dështim i shtetit.

“Çfarë është një shtet i dështuar? Ky që na ka ngel në dorë, pa asnjë diskutim. Një shtet i dështuar është një trup politik i shpërbërë deri në pikën ku qeveria nuk përmbush kushtet dhe përgjegjësitë themelore ndaj shtetasve; një shtet ku qeveria nuk funksionon në përputhje me ligjet e miratuara nga ajo vetë,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad