MEGASKANDALI i pagave/ VOA: Rama nuk e konsideroi problem publikimin e të dhënave personale

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp.

Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, e gjithashtu numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë dhe pozicionin e punës.

Zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga bëri të ditur se “analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim”dhe se ky dokument rezulton të jetë “një bashkim i disa copave të ndryshme”, duke qenë se disa formulime nuk i korrespondojnë formatit zyrtar.

Megjithatë në deklaratën e qeverisë flitet për “ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve” gjë për të cilën njoftohet se Ministria e Financave po përgatit denoncimin në Prokurori.

Mbi qarkullimin e këtyre të dhënave u shpreh dhe presidenti Ilir Meta. Ai foli për “shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës” e duke e cilësuar “një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve”.

Zjarr Tv Ad