Mehmetaj pyet ministren Gjonaj: Çfarë pune bën bashkëshorti?

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një deklarate për mediat, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se duke nisur nga sot, LSI do të nisë një seri pyetjesh dhe denoncimesh të dokumentuara në adresë të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Mehmetaj ka pyetur Gjonajn se ku punon bashkëshorti i saj dhe çfarë raporti ka me drejtësinë.

“Në kuadër të transparencës për ti ardhur në ndihmë reformës në drejtësi, nga sot dhe në vazhdim do të nisim një seri pyetjesh dhe denoncimesh publike dhe të dokumentuar ndaj ministres Gjonja dhe enturazhit të saj për të kuptuar se kush është Etilda. Pyetja e parë? Etilda Gjonja është ministrja e drejtësisë apo e Etilda e Gjykatave? Ku punonte bashkëshorti juaj dhe çfarë pune bënte deri në vitin 2016? Çfarë problemesh ligjore ka pasur bashkëshorti juaj në përudhen që është pushuar nga puna? Po në organet e drejtësisë çfarë raporti ka pasur bashkëshorti juaj? Ku është sot bashkëshorti juaj dhe çfarë pozicioni pune mban? Shpresojmë që ministrja Gjonaj të ketë kurajon për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve që sot ishin vetëm për të filluar”- tha deputetja e LSI.

Zjarr Tv Ad