Mehmetaj-Rudina Hajdarit: Pjesë e Rilindjes,edhe Elisa të ka zili!

0
15

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, është bërë pjesë e debatit të sotëm mes zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, dhe deputetes demokrate, Rudina Hajdari, lidhur me mosrespektimin e heshtjes zgjedhore.

Mehmetaj shkruan në “Facebook” se nuk ka dashur kurrë të merret me Rudinën, duke u shprehur se marrëzitë e saj i ka justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejt.

Më tej, ish-deputetja shkruan se shërbimet që Rudina i ka bërë qeverisë Rama do ia kishte zili edhe vetë Elisa Spiropali, ndërsa shton se deputetja e PD i është shtuar grupit të fortë të konkurrencës brenda Rilindjes se kush i bën më shumë hije shefit të madh.

“Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë!

Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD.

Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit:

Familja është e shenjtë, nuk preket! E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapsirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!”, shkruan Mehmetaj.