Meksikanët “hakmerren” ndaj Donald Trump

0
1274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi miliarderi Donald Trump akuzoi Meksikën se po dërgon kriminelë që të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, një artizan meksikan i ka dhënë vendasve të zemëruar diçka interesante në dorë; një maskë Hallouini me imazhin e Trumpit, që sigurisht përbën një përpjekje për të vënë në lojë manjatin e shumëpërfolur të pasurive të paluajtshme.

Maskat Trump në fakt kanë filluar të prodhohen në masë dhe grupi “Rev”, në qytetin meksikan të Kuernavakës, thotë se po i eksporton në 30 vende të ndryshme të botës dhe se ato po shiten shumë.

“Ne kemi bërë edhe më herët maska me fytyra politikanësh, Donald Trump nuk ka përse të bëjë përjashtim. Ne kemi një maskë të Obamës që shitet shumë, ndërkohë që edhe ajo e Donald Trumpit po bëhet shumë e kërkuar. Ne nuk na pëlqen çfarë ka thënë ai, ndaj edhe po kënaqemi me vënien në lojë të këtij personi aspak të pëlqyer”, tha kreu i kompanisë.

Maska Trump e Hallouinit është në shitje për 600 pesos meksikanë ose 36 dollarë amerikanë.

Në një fjalim në qershor, kur edhe Trump bëri publik lajmin për kandidimin e tij, miliarderi tha se meksika nuk ishte një vend mik i Shteteve të Bashkuara dhe se ajo dërgonte kriminelë, drogaxhinj dhe përdhunues në SHBA./tch

Zjarr Tv Ad