Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se propaganda e demonizimit kundër nesh , ka acaruar shpirtrat dhe ka përçarë italianët. Nuk është koha për polemika instrumentale apo përçarje, por koha e përgjegjësisë.
Postimi i plotë
“Propaganda e demonizimit kundër nesh, e cila vazhdoi gjatë gjithë fushatës elektorale, ka acaruar shpirtrat dhe ka përçarë italianët. Ne do të punojmë për t’i bashkuar, sepse nuk është koha për polemika instrumentale apo përçarje, por koha e përgjegjësisë”. Liderja e FDI-së, Giorgia meloni, shkruan në Facebook.
“Qëllimi ynë në qeveri do të jetë të përfaqësojmë dhe mbrojmë interesat dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”, shton ajo