Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Memaliaj, të bashkisë me të njëjtën emër. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani, dhe e kanë grabitur. Grabitësit kanë dhunuar fillimisht të moshuarin dhe më pas i kanë grabitur 12 milionë lekë.
Ramadani është dërguar fillimisht në spitalin e Memaliajt ku ka marrë mjekim e parë dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’, në Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ai ka marrë disa plagë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga grabitësit.