Meme e gatshme: Basha kërkon Vetting për politikanët, emëron të dënuarin

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha prodhoi disa meme të gatshme një ditë më parë, kur foli në konferencën për shtyp.

Fillimisht ai tha se ka fituar 94 mandate në zgjedhjet e përgjithshme, por ia kanë vjedhur. Së dyti tha se mbështetja në PD i është shtuar me 15 përqind pasi përjashtoi liderin historik, Sali Berisha. Basha tha se janë plot 95 përqind e demokratëve që e përkrahin.

Por për ironi, ai doli në konferencë për të folur për vetingun e politikanëve, një nismë e PD që synon pastrimin e politikës. E megjithatë, pak më vonë u mësua se Basha kishte

shkarkuar Luan Baçisi si kryetar i degës së PD në Fier, duke zëvendësuar nga Agron Kapllanaj i Mallakastrës. Jo vetëm kaq, por Kapllanaj ka qqenë i dënuar në Itali.

Të bësh propagandë për vetingun e politikanëve dhe të emërosh një të dënuar, kjo është meme e madhe.

Zjarr Tv Ad