Memorandum midis Bankës së Shqipërisë dhe Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky memorandum lidhet me zbatimin e fazës së dytë të programit të asistencës dypalëshe dhe zhvillimit të kapaciteteve për bankat qendrore për vitet 2018 – 2022. Marrëveshja u nënshkrua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, SH.T.Z Adrian Maître.

Guvernatori Gent Sejko u shpreh se falë marrëveshjes së re, Banka e Shqipërisë do të jetë pjesë e programit të asistencës dypalëshe në fushën e bankingut qendror. “Pritshmëria jonë nga zbatimi i fazës së dytë është që vendimmarrja e politikës monetare të mbështetet nga kapacitete parashikuese të përmirësuara, që formulimi i politikës makroprudenciale të përdorë njohuri më të zgjeruara mbi rreziqe të ndryshme, që kërkimi të pasurohet më tej me metodologjitë dhe praktikat më të mira të kërkimit shkencor. Këto synime qëndrojnë edhe në thelb të strategjisë sonë afatmesme”, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko.

Nga ana e tij, Ambasadori i Zvicrës shprehu vlerësimet e tij për këtë bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së tij në të ardhmen. Në fjalën e tij Ambasadori Adrian Maître nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet.

MaîtreUnë do ta konsideroja Bankën e Shqipërisë si një institucion të tillë. Mund t’ju siguroj se programi për dhënien e asistencës për Bankën e Shqipërisë në ndërtimin e kapaciteteve të saj ka qenë mjaft frytdhënës, falë edhe burimeve njerëzore tejet profesionale që ka ky institucion. Pa dyshim, Banka e Shqipërisë ka qenë një partner i shkëlqyer, aktiv dhe i përkushtuar në këtë bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad