Memushaj zgjedh skuadrën e re

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ledian Memushaj ka vendosur të qëndrojë tek Pescara. Mesfushori shqiptar ka fituar interesin e Salernitanës, por i ka thënë jo klubit që drejtohet nga Claudio Lotito dhe Igli Tare.

Kontrata e 32-vjeçarit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai do ta respektojë marrëveshin deri në fund. Futbollisti nga Vlora në një intervistë për “Corriere dello Sport” është shprehur se dëshira e tij është të ngjitet në Seria A me delfinët.

Dua të kontribuoj më shumë vitin tjetër, sidomos në aspektin e golave. Kemi përpara vetes një sezon shumë të rëndësishëm, i cili për mendimin tim do të jetë ndër edicionet më të luftuar të Serie B. Ka skuadra të forta si Empoli që vjen nga Serie A dhe ekipe të tjera që po organizohen mirë për të tentuar ngjitjen”, tha mesfushori i Shqipërisë.

Zauri është trajneri i ri i Pescara dhe Memushaj beson tek ai ndërsa deklaroi se primare për klubin është të siguroj qëndrimin në Serie B.

Pescara do vazhdojë të ruajë identitetin e vet si skuadër. Jemi një klub me mbështetje të madhe, por duhet të marrin ndeshjet me radhë. Si fillim të garantojmë mbijetesën më pas të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do ishte ideale ta fillonim si sezonin e kaluar. Kemi një trajner të ri si Luciano Zauri, por ai do ketë ndihmën e të gjithë ne lojtarëve. Është një person që ka shumë eksperiencë dhe e di si funksionojnë gjërat në futboll”,  shtoi Memushaj.

 

Zjarr Tv Ad