Menaxhimi i stresit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shembulli i mëposhtëm me gotën nuk ka për bazë pyetjen e zakonshme; A është gota gjysmë e zbrazët apo gjysmë e plotë?

Për të kuptuar peshën e stresit dhe mënyrën më të mirë për ta luftuar atë, u sjellim këtë rast.

Një grua merr gotën me ujë dhe pyet fëmijët e saj: sa e rëndë është kjo gotë që mban ujin? Përgjigjet ishin nga 10-20 gramë.

Ajo e buzëqeshur shikon fëmijët dhe u thotë; pesha e saktë nuk ka aspak rëndësi. Kjo varet sa kohë unë do ta mbajë atë. Nëse unë do ta mbajë për një minutë, nuk është problem, nëse do ta mbajë për një orë, do të kem dhembje në krah.

Pra, mesazhi i saj është që pesha nuk ndryshon, por sa më shumë që e mbanë atë, aq më e rëndë bëhet.

Ajo vazhdoi, streset dhe shqetësimet në jetë janë si kjo gotë uji. Mendoni rreth tyre për një kohë dhe asgjë nuk ndodh. Mendoni rreth tyre pak më të gjatë dhe ato fillojnë të ju lëndojnë dhe të ju shkaktojnë gjëra jo të këndshme.

 

Zjarr Tv Ad