Menaxhimin i vëzhgimit të hapësirës detare, Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshjen me gjigantin amerikan

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin e industrisë ushtarake amerikane, Lockheed Martin.

Marrveshja ka të bëjë me menaxhimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, (SIVHD).

Marrëveshja u nënshkrua në praninë e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa kontrata u firmos nga zëvendëskomandant i Forcës Detare kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari dhe përfaqësuesi i kompanisë LM, Michael Stoner.

Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka cilësuar arritjen e firmosjes së kësaj marrëveshje një vlerë e shtuar në siguri, asistencë profesionale, teknike dhe tregues të konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera me partnerin strategjik, SHBA.

Kontrata e nënshkruar është e para e një bashkëpunimi afatgjate me Lockheed Martin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.

Zjarr Tv Ad