Mendimet e yjeve shqiptare për komunitetin LGBT

0
1097
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, me 17 maj po shënohet Dita Ndërkombëtare e komunitetit LGBT. E për këtë komunitet, shpeshherë janë prononcuar edhe këngëtarët tanë, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre bashkë me përkrahjen apo kundërshtinë. Të kontaktuar nga Indeksonline, disa prej tyre kanë treguar se a duhet respektuar të drejtat e tyre apo jo.

Lumi B

l1

Reperi ka treguar se atij nuk i interesojnë se çka bëjnë njerëzit tjerë me jetën e tyre. “LGBT? Nuk e di, nuk me intereson se çka bëjnë njerëzit në dhomë të fjetjes (qesh). Secili e ka jetën e vet dhe vendimet e veta” ka thënë Lumi.

BimmBima

l2

Mendim të njëjtë sikurse Lumi ka edhe reperi BimmBima. Ai madje nuk ka shumë njohuri rreth këtij komuniteti. “Nuk e njoh këtë komunitet prandaj nuk mundem të them se as jam pro e as kundër” janë fjalët e tij.

Teuta Krasniqi

l3

Aktorja, Teuta Krasniqi ka ndarë mendjen sa i përket këtij komuniteti. “Më shumë jam pro se kundër, nuk mundem të jem kundër për derisa nuk sjell dëm dhe nëse dikush është kundër atëherë cenon lirinë e tyre” është shprehur aktorja.

Agnesa Vuthaj

l4

Ish modelja Vuthaj pa asnjë ngurrim ka thënë se është pro tyre. “Jam pro i përkrahi gjithmonë” ka thënë shkurtazi ajo.

 

 

 

 

Gold AG

l5

Një mendim shumë interesant është i reperit Gold AG ai i cili njihet si besimtar i devotshëm i fesë Islame e cila kundërshton martesën dhe marrëdhënien me gjininë e njëjtë. “17 majin e di vetëm si datë të çlirimit të Jabllanicës, për këtë komunitetin që nuk po e di as çka është, nuk kam çka me mëndu kur ata nuk mendojnë për veten” tha Goldi.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad