“Mendimet negative vijnë nga zorra…”/ Animalistja godet sërish me deklaratën e saj: Ne nuk hamë mish, por inde të kalbura…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë shijojmë një mish të gatuar mirë, pa marrë parasysh pasojat shëndetësore. Animalistja Jonida Çobani, e cila thotë se nuk ha mish për shkak të dashurisë që ka për kafshët jep këshillat e saj pse njerëzit duhet të ushqehen në mënyrë vegane.

Një mish i gatuar mirë, i shijon çdo kujt, pa marr parasysh pasojat shëndetësore. Animalistja Jonida Çobani, e cila thotë se nuk ha mish për shkak të dashurisë që ka për kafshët jep këshillat e saj pse njerëzit duhet të ushqehen në mënyrë vegane.

E ftuar në një intervistë televizive ajo tha se mënyra sesi ushqehemi është sëmundje.

Më tej Çobani sqaroi se papastëritë që ndodhen në zorrën e njeriut ndikojnë edhe në depresion. Për ata që janë konsumatorë të mishit, ajo tha se nuk hanë mish, por inde të kalbura.

Për një shëndet më të mirë, Çobani këshilloi që të hahet sa më shumë fruta dhe perime të freskëta

“Anatomia jonë është që të hamë fruta dhe çdo gjë të gjelbër. Unë mundohem ti ha në sallatë të gjitha të gjalla.

Zorra është truri i parë për mua. Të gjitha ato papastërtitë që ndodhen në zorrë ndikon në depresion. Mendimet e tua vijnë nga zorra, mendimet negative dhe mendimet pozitive nëse zorra është e pastër dhe e lirë. Ne shtypim ushqimin njëra mbi tjetrin dhe asgjë nuk përthithim. Mënyra si ushqehemi është sëmundje.

Ne nuk konsumojmë mish, por konsumojmë inde të kalbura. Ai mish kur thërret kalbet. Mishi prishet brenda 24 orëve. Ne nuk hamë mish, por inde të kalbura që futim në trupin tonë. Plus mënyra si ushqehen kafshët tona, që ushqehen me antibiotik.

Acidi urik që vjen nga mishi është më shumë sesa veshka mund ta përballojë. Nëse veshka shkarkon 6 grimca, nga mishi merr 19 grimca. Ku do t’i çosh këto grimca? Në kyçe, ku do kesh pasoja me artritin apo pasoja të tjera.

Ti merr gjithë bakteret dhe krimbat. Një mish i zier i gatuar qëndron 54 orë në trupin tënd, imagjino trupi jote është 37 gradë, është i ngrohtë. Pra është një temperature e papërshtatshme për një mish, për një ind të kalbur. Kjo shkon në tru, në zorrë, në mëlçi”, tha Çobani.

Zjarr Tv Ad