“Mendoja se Basha ishte kulmi i artistit”, Rama kujton ish-kreun e PD: Më ka marrë malli për Lulin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të enjte në Elbasan, ku ka kërkuar votëbesimin për Gledian Llatjan, kryetarin aktual të bashkisë. Ai nuk ka kursyer batutat dhe ironitë me kundërshtarin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

“Unë mendoja që Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rren edhe kur e pyet sa është ora, por Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më serioz sesa Luluçi që keni ju këtu.

Unë nuk besoj që në historinë e zgjedhjeve, jo në Shqipëri, por në botë, ka pasur ndonjë kandidat që e ka filluar me një skenë filmi, kandidati bashkë me një investitor, konsulent që do sillte 400 milionë euro këtu në Elbasan, që dalin përpara popullit dhe firmosin marrëveshjen dhe në marrëveshje thuhet: “Kryetari i ri i bashkisë”, një status që nuk ekziston”, u shpreh Rama.

Duke vijuar fjalën e tij, kryeministri tha për Boçin “… kurse Luluçi, njësoj si Luli, kjo kategori njerëzish, nuk e kanë për problem fare që të përpiqen të gënjejnë të gjithë popullin. Kush ta hajë, ta hajë”, teksa shtoi “Dhe pastaj hapi i dytë që ky njeri bën, se m’i çon Damiani se e di që unë qesh shumë me këtë dhe m’i çon. Shihe, shihe, thotë.”

Disa herë gjatë fjalës së tij Edi Rama ju referuar Lulzim Bashkës, ish-kryetarit të Partisë Demokratike. Duke bërë ironi e batuta me të. Madje, duke qeshur tha se e kishte marrë malli, por këtë mall ia hiqte Luçiano Boçi.

“Është shumë i madh. Është i jashtëzakonshëm, është artist. Më heq edhe malin e Lulit se më ka marrë malli për Lulin. Hapi i dytë, thotë Elbasani është një shesh xhirimi, do ta bëjmë qendër për xhirimin e filmave.

Domethënë do ta bëjë Elbasanin kinostudio edhe vetë do jetë aktori kryesor. Në qoftë se elbasanllinjtë do ta hanë atë tek, që të shkojnë në datën 14 e t’i japin votën këtij, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, po unë po them se çfarë mendon ai.”

Zjarr Tv Ad