Mëngjes i trishtë: Luizi shpërthen në lot dhe kërkon të…..

0
798
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesi nuk ka nisur mirë për Luizin. ‘Lui’ siç thirret me përkëdheli nga Kiara, ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr. Teksa qëndron i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qan për një kohë të gjatë. Ai ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë (komentuesit thonë nënën).

Nuk dihet nëse nëna ishte arsyeja se përse Lui nisi ditën e sotme duke qarë e jo me energji, siç jemi mësuar ta shohim. Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.

Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim mos vëllai i madh bëhet zemër mirë dhe i lejon Luit një takim apo telefonatë me të afërmit e zemrës.shih videon

Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta.

Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim. Aktorja tha se personat jashët po bërtisnin ‘O Luiz o legen’.

Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të dhe do vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë sa ai të jetë në shtëpi.

Zjarr Tv Ad